Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin për 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u regjistruan

30/07/2021 17:02

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin e fortë për qytetarët që të vaksinohen ndaj Covid-19, ndërsa ka publikuar shifrat e rasteve të reja për 24 orët e fundit.

Janë kryer 4596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 37 qytetarë.

“10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës”.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

374 janë pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po trajtohen 20 pacientë.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli i Ministrisë është i qartë: vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4593

Testime totale 896,662
Raste pozitive 133,036
Raste të shëruara 130,205
Raste Aktive 374
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137
Elbasan 55
Kukës 33
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 22
Korçë 15
Berat 14
Durrës 14
Gjirokastër 4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA