Erling Halaand do të qëndrojë tek Borussia e Dortmundit të paktën edhe për një sezon tjetër. Pasi vetë lojtari deklaroi që ka edhe 3 vite kontratë me verdhezinjtë, dhe më pas edhe drejtori sportiv Kehl mohoi zërat për një largim të mundshëm, ka ardhur edhe vula përfundimtare.

Drejtori ekekzutiv i klubit gjerman dhe një nga personat me më shumë peshë në vendimmarrje tek Borussia, Hans Joachim Watzke ka qenë i prerë në lidhje me të ardhmen e supertalentit norvegjez

“Nuk dua të zgjatem shumë. Erling Halannd këte sezon do të jetë lojtar i Borussias së Dortmundit”

Pak fjalë, por shumë domethënëse, të artikuluara nga drejtori ekzekutiv Watzke, i cili i mbyll dyert shumë klubeve, mbi të gjithë, Chelsea-t. Roman Abramovich kish dhënë “ok” për një ofertë që do të kapte shifrën e çmendur të 175 milionë eurove, aq e lartë ishte shuma sa edhe vetë Haaland deklaroi që nuk mund të paguhen kaq shumë para për një futbollist, e megjithëse këshilltari i klubit, Mattias Sammer, u shpreh se nëse dikush të ofron 200 milionë euro si mundet ta refuzosh, Watzke ka konfirmuar që jo 200, por 175 milionë euro tashmë janë refuzuar nga Borussia e Dortmundit. Në 1 sezon e gjysmë tek Dortmundi, 21-vjeçari ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA