29/11 18:27
18 vjeçarja Sunisa Lee, anëtarja më e re e ekipit të gjimnastikës të Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike të Tokios, fitoi medaljen e artë në garën individuale të enjten.
Lee u vu në qendër të vëmendjes kur gjimnastja Simone Biles u tërhoq papritur nga finalet e ekipit të martën pasi nuk arriti të ekzekutonte manovrën e saj të planifikuar për kërcimin e kaluçit. Megjithëse nuk kishte bërë stërvitje për garën në ekip, Lee zuri vendin e Biles dhe interpretoi shkëlqyeshëm, duke ndihmuar SHBA-në të fitonte medaljen e argjendtë.
Përveçse është anëtarja më e re e ekipit të Lojrave 2020, Lee është edhe personi i parë me prejardhje Hmong që bën pjesë në ekipin Olimpik të SHBA-së.
Top Channel