Pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegrit që erdhi si pasojë e dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, edhe stafi i teknikut livornez largohet nga Milani dhe mes tyre është edhe Claudio Filippi, përgatitësi historik i portierëve i Allegrit, i cili sezonin e kaluar krijoi një raport të shkëlqyer me Mike Maignan.

Përmes një postimi në Instagram, Filippi përshëndeti përfundimisht botën kuqezi. ‘Pas vetëm 1 viti mbyllet eksperienca ime te Milani, një klub i lavdishëm me një tifozeri të dashuruar me skuadrën, me Milanellon që është një vend legjendar pune, unikë për ku ndodhet dhe për personat që punojnë aty-shkruante Filippi në postimin e tij-patëm fatin që të punojmë më një grup portierësh të mrekullueshëm për aftësitë teknike e sidomos morale. Mike, Pietro, Lorenzo, Matteo faleminderit nga zemra. Paçi fat për një të ardhme të ndritur’

Largimi i Filippit ngre pikëpyetje edhe për të ardhmen e Mike Maignan. Vitin e kaluar në tratativat për rinovimin e kontratës, Allegri dhe stafi i tij luajtën një rol shumë të rëndësishëm për të bindur francezin që të qëndrojë te Milani, por me revolucionin e bërë në kupolën drejtuese të klubit gjërat ndryshuan.. Maignan dhe Filippi kanë krijuar një raport të fortë mes tyre gjatë këtij sezini me përgatitësin italian që u bë tifozi i parë i portierit transalpin, gjithnjë gati për ta inkurajuar para dhe gjatë ndeshjeve. Pa të në pankinë, Maignan do të kishte një arsye më shumë për t’u larguar nga kuqezinjtë.

Mike Maignan nuk i ka zgjidhur ende dilemat e tij. Futbollisti vlerësohet nga shumë klube në Evropë dhe nëse për të vjen oferta e duhur ai mund të zgjedhë të largohet nga Milano. Botërori përfaqëson një vitrinë të rëndësishme për të dhe tani pas një viti mund të shndërrohet sërish ne telenovelën e merkatos. Në 2025, Chelsea e kishte ndjekur për shumë kohë Maignan dhe tani mund të hidhet sërisj në sulm. Ndërkaq, trajneri i ri i Milanit, Ruben Amorim, trajneri i ri i Milanit ka nisur bisedimet e para me futbollistët kryesorë të Milanit për t’i bindur të qëndrojnë dhe mes tyre ishte edhe portieri francez, kushedi nëse telefonata e së shtunës do të ketë dhënë efektet e shpresuara apo jo.

Top Channel