Kryeministri i Maqedonisë, Zoeran Zaev tha se duhet të fuqizohet bashkëpunimi në rajon mes vendeve anëtare, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup, ku pjesëmarrës janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe 300 përfaqësues të bizneseve në tre vendet.
Ai theksoi se është një proces autentik i përbashkët me tre shteteve duke theksuar se është e hapur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Mossuksesi i BE për t’i plotësuar premtimet për hapjen e negociatave dhe liberalizimit është kundër idesë evropiane, kundër interesit. Gjithë problemet duhet të zgjidhen që të mund të ecim para. Jemi aty , presim të përgatitur me nisma të zhvilluara ekonomike. Shpresoj që BE të gjejë mënyra të sigurojë financim. Sot nuk jam që të flas për BE por që të flas për qytetarët, për vendet dhe për Ballkanin tonë evropian dhe këtë rajon të hapur. E cila do të bazohet me një emër të ri që pasqyron realitetin e ri që përfaqësohet nga liiderët. Së bashku japim një impuls të ri për tregun e ndërlidhur ekonomik që ka për qëllim të hapë organizma të reja. Është një kapital serioz të rrisim mirëqenien e qytetarëve tonë. Do të krijojmë një qëndrueshmëri dhe të zbatojmë investimet direkt nga jashtë. Do të kërkojmë që të kemi një burim energjie. Ne kemi për detyrë që të bëjmë gjithçka, njihen burimet për tranzicionin e gjelbër, edhe BE e SHBA do të jenë pjesë. Vullneti i fuqishëm politik dhe mbështetja që morëm nga rajoni me më shumë dinamika dhe efekte më të fuqishme. Është një nismë e jona autentike dhe tregojmë , program të veprimit dhe jam i bindur që do të njihet si nisma me mbështetje. Ky bashkim rajonal do të bëjë një kontribuim serioz. Një proces autentik i përbashkët, nisma e hapur për të gjithë shtete e Ballkanit Perëndimor. I mbështesim kolegët që të bashkohen. Të gjithë jemi në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë një vizion. Ta bëjmë që të jetë pjesë e përditshme e qytetarëve tonë, të fuqizojmë bashkëpunimin me rajonin që kjo të ndodhë”, tha Zeav.
Top Channel