Macron ‘shndërrohet’ në kurorë lulesh gjatë vizitës në ishullin francez të Paqësorit (fotot)

28/07/2021 17:38

Presidenti Emmanuel Macron u mbulua sot me bujarinë e vendasve gjatë vizitës në një ishull të largët francez të oqeanit Paqësor.

Pamjet tregonin sesi presidenti u prit me disa kurora guaskash e lulesh që iu varën në qafë njëra pas tjetrës në shenjë nderimi.

Macron po vizitonte ishullin Manihi në Polinezinë Franceze, por fotot e tij shkaktuan reagime të ndryshme në rrjet teksa disa e krahasonin me “Mbretëreshën e Majit”, e disa të tjerë që shkonin më tej thonin se ngjante me një “pemë Krishtlindjesh”.

Më pas presidenti duket e kuptoi problemin me pamjen e tij teksa një ndihmës nisi të hiqte me mirësjellje disa prej tyre.

Ky ishte udhëtimi i parë i Macron në arqipelagun e më shumë se 100 ishujve, të cilët më parë kanë qenë objekt kontestimesh për testimet nukleare që Parisi ka kryer aty.

Protesta u mbajtën në ishull para ardhjes së presidentit me thirrje për kërkesë zyrtare ndjese apo dëmshpërblime masive të vendasve.

Gjatë vizitës në Manihi presidenti e zyrtarët ndoqën punimet në një strehë anti-tsunami që po ndërtohet.

Macron njoftoi planet për ndërtimin e 17 qendrave të tjera anti-tsunami në  ishujt Tuamotu e Gambier.

Ai tha: “Kur ne flasim për ngrohjen globale e kemi fjalën për pasojat që ato kanë në jetën tuaj dhe të fëmijëve. Nuk po flasim për të nesërmen por për të sotmen.”

John Drollet, kryebashkiaku i Manihi tha se rezidentët nuk duan të jenë “eko-refugjatët e parë të Francës dhe se fëmijët e tyre duan të vazhdojnë të jetojnë në ishullin e të parëve të tyre.

Macron shpreson të ftojë një mandat të dytë si president i Francës në zgjedhjet kombëtare të caktuara për prillin që vjen.

FOTO GALERI
1/7
"Si nisi ... si perfundoi", shkruanin komentet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA