Interi i Simone Inzaghit në formë kampionati që në fund të korrikut. Zikaltrit shkëlqyen në miqësoren ndaj Crotones në Appiano Gentile në të cilën realizuan 6 gola me 6 autorë të ndryshëm. Dora e Simone Inzaghit për një skuadër ultra-ofensive ka nisur të ndihet që në këto javë të para të përgatitjeve.

Dueli ndaj Crotones që këtë sezon do të militojë në Serie B u zhbllokua shumë shpejt nga i riu uruguian Satriano me sulmuesin e talentuar që shfrytëzoi asistin e Calhanoglu. Turku tregoi që po përshtatet shumë shpejt me mekanizmat zikaltër duke shërbyer për Dimarcon që në minutën e 22-të realizoi edhe të dytin për kampionët e Italisë.

4 minuta më vonë Calhanoglu e mori vetë skenën duke i çuar shifrat në 3-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë Inzaghi hodhi në fushë Lukakun e Sensin me belgun që bëri debutimin e tij sezonal me Interin.

Zikaltrit shënuan edhe tre herë të tjera në pjesën e dytë fillimisht me Pinamontin i shërbyer sërish nga Calhanoglu që e çoi në 3 numrin e asisteve por edhe me Sensin e Brozovic me Lukakun që shërbeun kroatin në golin e 6-të. Një fitore e thellë nën shenjën e Calhanoglu por edhe të Dimarcos e Satrianos që po tregojnë se mund të jenë elementë të rëndësishëm për Interin në sezonin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA