Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore!

27/07/2021 12:43

Kreu i PD-së, Lulzim Basha për raportin e OSBE mbi 25 prillin, tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore” dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhej me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Këtë e kemi thënë që prej ditës së parë dhe e kanë parë me syt e tyre shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Këtë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport, për fat të keq, është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit. Blera e votave, e kemi thënë ne e thotë dhe raporti, shkrirja në një e qeverisë dhe partisë, abuzimi, me pushtetin dhe funksionet publike, rritje fiktive të punësimit në administratë për qëllime elektorale, presion administratës për të votiuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të përfituar, i kemi thënë ne, i konstatoni dhe raporti.

Vjedhja e të dhënave, ngritja e patronazhistëve, duke ushtruar shantazhe ndaj qytetarëve, e kemi thënë ne e konstaton dhe raporti dhe vijon të thellohet kjo dramë. Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Para dhe pas 25 prillit, PD ka denoncuar krimet zgjedhore, 185 padi janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, por asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar deri në këtë moment. Nuk po fërkojmë duar nga gëzimi se na doli fjala që ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë. Më 25 prill nuk u dëmtua PD, por shqiptarët që kërkonin ndryshimin dhe morën një goditje të rëndë. Është detyrë e drejtësisë, e SPAK të ndjekë me përparësi këto dosje dhe të ndalë këto pinponge”, tha Basha.

Top Channel