Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, LSI: Konfirmon masakrën zgjedhore, të drejtuar nga Rilindja

27/07/2021 12:58

OSBE/ODIHR publikoi dje raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera, në raport përfshiheshin disa rekomandime për Shqipërinë, si garantimi i zgjedhjeve të lira pa ushtruar presion për të ndikuar në votën e qytetarëve, siguria për të dhënat personale të votuesve si dhe hetimet për blerjen e votës.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e lexon raportin e OSBE/ODIHR si vulosës i faktit se më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejt nga Rilindja.

Reagimi i LSI-së:
Nga ky raport, u konfirmua se më 25 prill:
Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua
Blerja masive e votave
Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes
Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushtet
Rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale
Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet
Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën
Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet
Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit
Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias
Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.

Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes.
Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet

Raporti thekson se Partia Socialiste e cila ka pushtetin kishte avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.

Po ashtu vihet re se pretendimet për blerje votash ishin prezente gjatë fushatës dhe kjo pasoi me një numër të lartë hetimesh.

Në raportin e ODIHR thuhet se gazetarët janë censuruar dhe kanë qenë përballë presionit e korrupsionit. Ndër të tjera përmend se nuk pati asnjë debat televiziv mes liderëve të partive më të mëdha politike në vend.

Top Channel