Kamboxhia zbulon mostra të koronavirusit në mishin e importuar nga India

27/07/2021 21:22

Autoritetet kamboxhiane kanë hasur në mostra të koronavirusit të ri (COVID-19) në mishin e importuar nga India, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Kamboxhias njoftoi se COVID-19 u zbulua në mishin e ngrirë të gjedhit në tre nga pesë kontejnerë transportues të transportuar nga një kompani private.

Ministria tha se mishi i importuar në kontejnerë do të asgjësohet brenda kësaj jave.

Kamboxhia pezulloi përkohësisht importet me Indinë kur rastet me COVID-19 u rritën në fillim të vitit, por rifilloi tregtinë në javët e fundit pasi numri i rasteve në Indi u ul.

Në fushatën e vaksinimit që filloi në shkurt në Kamboxhia, 40 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje pandeminë, numri i rasteve në Kamboxhia ka arritur në 74.386, kurse i viktimave në 1.324./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA