
23/02 22:38
Borussia e Dortmundit gjen pasuesin e Jadon Sanchos.
Klubi verdhezi ka zyrtarizuar afrimin e talentit holandez Donyell Malen nga PSV Eindhoven. Për kalimin e Malen te Borussia e Dortmundit, flitej prej ditësh por tashmë transferimi ka marrë formë zyrtare, me verdhezinjtë që bëjnë një goditje të rëndësishme për prespektivën.
Malen i cili grumbullohet rregullisht edhe nga përfaqësuesja holandeze në total në 81 ndeshje me PSV Eindhoven ka arritur të realizojë 40 gola, një mesatare e shkëlqyer kjo për një 22-vjeçar. Kartoni i Malen i kushtoi Dortmundit 40 milionë euro ndërkohë që sulmuesi ka firmosur deri në vitin 2026.
Top Channel