Dorëhiqen drejtuesit e PD në Korçë/ Kreu lokal i PD akuzon Bashën se e ktheu partinë në klienteliste

27/07/2021 15:29

14 anëtarë të kryesisë së PD në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyrat me argumentin se kryedemokrati Basha e ka kthyer PD në parti klienteliste.

Sipas tyre, mënyra e drejtimit të saj është jashtë vizionit me të cilin kryesia e Korçës ka punuar këto 8 vite. Kryetari i PD në Korçë, Andrea Mano, sekretari Devis Osmani dhe 12 anëtare të kryesisë kanë lënë funksionet e tyre, ndërsa do të vazhdojnë të jenë anëtarë të kësaj partie.

Thuajse 1/3 e kryesisë ka dhënë dorëheqjen në grup ndërsa ky duket se ka qenë një reagim për shkak se sipas tyre, ata nuk janë dëgjuar nga kryedemokrati Basha.

Top Channel