E qeshur, besnike dhe shumë e sinqertë. Kështu është modelja Adrola Dushi dhe këto kritere kërkon që t’i ketë edhe partneri i saj i ardhshëm.
E pyetur nga moderatori i “Pushime On Top”, Flori Gjini se çfarë duhet të ketë burri i saj, Adrola u shpreh: “Të jetë një pëlqim me shikim të parë. Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”.
Flori Gjini: Është e vështirë kur je nënë e vetme?
Adrola Dushi: Patjetër që po, në çdo aspekt. E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme. Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta., me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet.
Flori Gjini: Është përpjekur ndonjëherë të të thotë po pse?
Adrola Dushi: Po ma ka thënë, por përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë.
Top Channel