Pikturat e Maks Velos në “Artkand”/ Prezantohen edhe pikturat e Bujar Zajmit, Lec Shkrelit dhe Vladimir Kaçakut

24/07/2021 15:45

Maks Velo, artisti antikonformist personazhi kompleks, i cili mbeti deri në fund të jetës një qytetar i angazhuar, megjithë qenësinë e tij si arkitekt, artist, piktor e publicist, u soll në programin “Artkand” nëpërmjet “Absraksion”, një vepër vitit 1998.

Me përmasa 62×48.5cm, një vepër e vitit 1998, vaj në fajazit, me çmimin fillestar 3000€.
Një artist që kishte lindur në Paris në vitin 1935. Fëmijërinë e kaloi në Korçë dhe ishte përjetëisht I lidhur me fshatin e tij të origjinës Dardhën. Më pas në të 40-tat e tij i duhet të përjetonte Shqipërinë komuniste. Ai shkonte në bibliotekën kombëtare dhe kërkonte libra dhe katalogje të Picassos. Apo që frymëzohej nga Modigliani. Piktura për të ishte një arrati, e një jete aspak të lehtë.

Kjo vepër do të qëndrojë në ankand për një javë.

Në pjesën e galerisë televizive u prezantuan tre vepra. Dy të fondit të programit.
Bujar Zajmi, artisti i shkollës së Lajpcigut, nëpërmjet kompozimit “Në shtrat”, një vepër e vitit 1991 me çmimin 1500€. Punimet e tij kanë edhe ngarkesë të frymës popullore me gjetje tiranase. Veprat e tij të shumta tanimë përbëjnë një ‘koleksion privat’, ndoshta nga më të pasurit në vendin tone.

Lec Shkreli u paraqit nëpërmjet veprës Nusja, Vaj në Fajazit, e vitit 1989, me çmimin 1500 euro.
Së fundmi Vladimir Kaçaku, nëpërmjet kësaj Nudo në gur të latuar me çmim 1500€.

“Artkand” vjen çdo të shtunë në ekranin e Top Channel nën autorësinë dhe moderimin e Jetona Kocibellit dhe të ftuarit Genc Përmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA