Po gërmonin në zonën ku do të ndërtohej një kompleks i ri banimi në Yorkshire të Anglisë, por për pak sa nuk goditën një bombë të Luftës së Dytë Botërore; e cila kishte qëndruar e fshehur nën dhe për dekada të tëra.
Bomba me 227 kg eksploziv u hodh më vonë në erë nga ekipet e specializuara përmes një shpërthimi të kontrolluar. Ajo shkaktoi megjithatë panic të madh, duke shtyrë autoritetet të bllokonin dhe fluturimin e avionëve mbi zonë. Mbyllja e rrugëve përreth solli një kaos të vërtetë të trafikut. Banorëve iu kërkua të linin përkohësisht shtëpitë e tyre, si masë paraprake.
Menaxheri i kompanisë përgjegjëse të ndërtimit, John Sharpe, tha se punëtorët e kishin marrë në telefon pasi fillimisht nuk e kuptuan çfarë kishin ndeshur, menduan mos bëhej fjalë për ndonjë tubacion. Kur panë bombën masive, u trembën e u larguan menjëherë. Besohet se bomba është britanike dhe është lëshuar nga një avion luftarak a Lancaster, i cili në ato momente ka qenë duke u rrëzuar.
Top Channel