PD: Porti i Durrësit, lavatriçe parash/ Opozita pyet kryeministrin: Kush do paguajë kreditë për portin aktual?

23/07/2021 19:44

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë publikoi maketin e përfunduar për transformimin e portit të Durrës në port.

Por PD sikurse edhe në të shkuarën ka shprehur kundërshtitë e saj për këtë projekt duke i kërkuar qeverisë disa sqarime.

Ferdinand Xhaferi-Së pari: Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe cfarë kapacitetesh do të ketë? Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale. Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontenierëve.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit. Së treti: Cfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite.

Gjatë muajt Prill kryeministri Edi Rama bashkë me themeluesin e EMAAR Mohammed Alabar prezantuan projektin me vlerë 2 miliardë dollarë. Sipas kryeministrit ky është një prej projekteve madhor të mandatit të tretë qeverisës në funksion të turizmit.

 

U deklarua se porti do niste ndërtimin në qershor, por ndërkohë në media kanë dalë dokumente sipas të cilave në projektin e portit të Durrësit do përfshihen shumë kompani shqiptare me lidhje nga të dyja kahet e politikës

Top Channel