E keni vënë re se çantat e vogla, janë pjesë e ‘outfit-it’ të shumë blogereve dhe personazheve të njohur, këtë sezon?

Minimaliste në dizajn dhe me disa detaje të vogla, është e pamundur të mos bini në sy. Ndoshta pika e tyre më e fortë janë ngjyrat, si psh. jeshilja, që kryeson trendin për këtë vit, por dhe ngjyra të tjera të ndezura, si portokalli apo e verdhë.

Firmat nga më luksozet te më ekonomiket, kanë këto çanta në koleksionet e tyre, që do të thotë se janë të përballueshme ekonomikisht për këdo. Mjafton pak imagjinatë për ta kombinuar si duhet dhe do të shkëlqeni në daljet në qytet apo xhirot buzë detit.

FOTO GALERI
12/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA