10 vjet nga vdekja e Amy Winehouse, këngetarja që la shenjën e përhershme, megjithë karrierën e prerë para kohe (fotot)

23/07/2021 18:36

Mediat në Britani thonin sot se Amy Winehouse ishte ndoshta artistja më e talentuar e gjeneratës së saj.

Kjo pasi deri në kohën e vdekjes së saj më 23 korrik 2011 në moshën 27 vjeçare, ajo kishte lënë tashmë shenjën e saj të patjetërsueshme te arti e muzika, teksa kujtohej me dhimbje nga miliona njerëz në të gjithë botën.

10-vjetori i vdekjes së Winehouse gjithashtu po kujtohet me libra e dokumentare, si për rritjen e saj meteorike si artiste, ashtu dhe për vdekjen e dhimbshme të parakohshme.

Artistja e trazuar u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, sipas autoriteteve, prej helmimit nga alkooli. Një ditë më herët ajo kishte kaluar ditën me të ëmën Janis e cila ka thënë në një intervistë se e dinte se një ditë do të detyrohej t’i thoshte lamtumirë të bijës: «Është si të shikosh një aksident rrugor. Të gjithë e dinë si do të përfundojë, është vetëm çështje kohe».

Kantautorja njihej për hitet e saj të muzikës “jazz-soul” që megjithse të errëta, kishin një audiencë universale prej natyrës se thellësisë shpirtërore dhe vargjeve të kulturës popullore.

Gjatë karrierës së saj Winehouse fitoi disa çmime prestigjoze si çmime Grammy, Brit Award, Mobo dhe tre çmime Ivor Novello.

Winehouse është imortalizuar me një statujë jetësore bronzi në Camden të Londrës, në kohën kur do të kishte qenë ditëlindja e saj e 31-të në vitin 2014.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA