Rrugët kthehen në lumenj balte, makinat pirg mbi njëra-tjetrën në Kinë!

22/07/2021 14:32

Pamjet e realizuara me dronë nga autostrada kryesore e qyteti të Zhengzhou-së në Kinë, tregojnë pasojat e fuqisë shkatërrimtare të vërshimit të ujërave.

Rruga e mbuluar nga balta është mbushur me makina të përplasura, që janë bërë  pirg mbi njëra-tjetrën.

Të paktën 25 të vdekur është bilanci i përmbytjeve katastrofike në Henan të Kinës, ku mijëra persona janë evakuuar tashmë me urgjencë.

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, ndërsa videot dramatike të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë stacionet  e përmbytura të metrosë, ku 12 vetë vdiqën një ditë më parë, të bllokuar brenda trenave pa asnjë rrugë shpëtimi.

Udhëtarët, të tmerruar janë ngjitur mbi sendilje, e dikush madje është përpjekur të thyejë xhamin e vagonit, vetëm për të zbuluar që jashtë kishte edhe më shumë ujë. në fund ekipet e shpëtimit mund të hyjnë aty, e të nxjerrin në kohë një numër të madh personash.

Kjo është periudhë shirash në Kinë dhe përmbytjet nuk janë të pazakonta.

Megjithatë, shkencëtarët vendas thonë se ngrohja globale e ka bërë situatën shumë më të rrezikshme dhe paralajmërojnë se episode e moti ekstrem, mund të bëhen më të shpeshta në të ardhmen.

Top Channel