Rama-Zaev-Vuçiç, takim on line/ Biseda për forumin ekonomik që do të mbahet në Shkup

22/07/2021 12:05

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti Serbisë Aleksandar Vucic e nisën paraditen e kësaj të enjteve me një video konferencë për të avancuar me projektin e Shengenit Ballkanik.

Është kryeministri Zaev ai i cili ka publikuar dy foto nga ky takim online, ku thotë se i shërbeu përgatitjeve për Forumin Ekonomik dhe Bashkëpunimin Rajonal që do të mbahet në Shkup më 29 Korrik.

“Nëse ndërlidhemi edhe më shumë thotë Zaev, e bëjmë jetën e qytetarëve tanë dhe të lehtë e më të mirë. Ky është Ballkani i ri në Europë thekson shefi qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Rama, Zev dhe Vucic tre javë më parë zhvilluan një takim të ngjashëm online nga ku është rënë dakord, emërtimi i ri i kësaj inciative ballkanike që do të mësohen në takim e ardhshëm në Shkup.

Në takimet e para të Shengenit Ballkanik morën pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina por në ato që pasuan, këto dy vende nuk kanë marrë pjesë.

Pritet me interes të shihet nëse në Forumin e Shkupit do të marrë pjesë kryeministri Kosovës Albin Kurti i cili disa ditë më parë në Bruksel, pati debate të forta me presidentin Vuçiç.

Top Channel