Pamje tmerri nga gostia e hijenave me zebrën e copëtuar në Afrikën e Jugut (fotot)

22/07/2021 16:33

Këto janë disa nga momentet makabre teksa një prej hijenave të tufës del nga bimësia me kokën e prerë të një zebre, pas një gostie në rezervatin natyror të Afrikës së Jugut.

Në një prej imazheve hijena shihet e mbuluar në gjak teksa mban si trofe kokën e zebrës në gojë.

Në të tjera imazhe të tjerë anëtarë të klanit të hijenave të klanit ushqehen rreth kufomës së zebrës së vrarë.

Imazhet e vrazhda u morën nga pronari i parkut kombëtar national Kruger, Louis Kruger, 63 vjeç, në Pretoria, të Afrikës së Jugut.

“Isha duke kaluar me makinë mes parkut kombëtar, kur pashë kafshët në një pellg uji dhe mendova të ndaloj për të pushuar pak,” thotë Louis.

“Pas afro një ore hijenat nisën të dilnin nga bimësia aty pranë, me siguri pas gostisë pasi një prej tyre mbante në gojë kokën e prerë të një zebre”.

“Ishin katër hijena në total dhe besoj se klani i tyre kishte vrarë zebrën e pafajshme mes bimësisë  së dendur.”

“Megjithse ne nuk e pamë sulmin e tyre, isha i emocionuar që kapën pamjet e festës pas gostisë, pasi ishin edhe ato unike”.

“Fotot u bënë me ndriçimin e diellit të pasdites, dhe kjo u shtonte atyre një tjetër dimension, ndoshta theksonte natyrën makabre të eventit”.

Zebrat e fushës janë autoktone në Afrikën jugore dhe lindore, dhe jetojnë në zonat me bimësi të mesme e të lartë.

Ato arrijnë deri në 1.3 m lartësi dhe ushqehen me bar e gjethe.

Ndërsa hijenat me pika jetojnë në Afrikën nën-sahariane dhe njihen gjithashtu si “hijenat që qeshin”, prej klithmave të tyre gjatë ndjekjes së presë.

Në një tjetër zhvillim nga rajoni, një fotograf sillte së fundmi foton e luanit që qëndronte me krenari mbi kufomat e kafshëve të vdekura.

Britaniku Simon Needham kishte kapur foton e rrallë të njohur si “Mbreti Luan” në një tjetër rezervat në Afrikën e Jugut.

FOTO GALERI
5/5
Britaniku Simon Needham kishte kapur foton e rrallë të njohur si “Mbreti Luan”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA