Aplikacioni që u kërkon britanikëve të vetë-karantinohen krijon ‘kaos’, zbrazen supermarketet

22/07/2021 11:56

Gazetat Angleze japin alarmin për zbrazjen e supermarketeve nga produktet si pasojë e njoftimeve që marrin punonjësit përmes një aplikacioni të shërbimit shëndetësor për tu karantinuar.

“Njoftimet me Ping” thotë Daniel Jones editor i çështjeve të konsumatorit në The Sun po shkaktojnë kaos në supermarkete.
Pronarët e supermarketeve i kanë thënë kryeministrit Boris Jonson se ka 48 orë kohë për ta zgjidhur këtë situatë ose qytetarët do të përballen me rafte të zbrazuar siç edhe ka nisur të ndodhi.

Vetë Borish Xhonson ka kërkuar falje për këtë situatë, por tha se nuk ka ndërmend ta heqë aplikacionin që u kërkon britanikëve të vetë-karantinohen.

“Supermarkete bosh dhe një kryeministër në karantinë në një kohë kur supermarketet kërkojnë fuqi punëtore që janë mbyllur në shtëpi” shkuan Daili Mail në faqen e saj të parë sot.

Përballë kësaj situate që po agravohet Daily Mail pyet. “Kur qeveria 10 Downin Street do të reagojë”.

Sipas kësaj gazete deri më tani si pasojë e njoftimeve përmes këtij aplikacioni janë 1.7 milion punonjës të mbyllur në karantinë duke paralizuar punën në supermarketet qendrore si Tesko, Sainsburys, Morrison dhe Lidl.

Një ditë më parë në Angli u regjistruan mbi 44.000 raste të reja pozitiv dhe 74 humbje jete.

Sakaq Konservatorët në qeveri dhe Laboristët në opozitë do të kenë një tjetër përplasje politike në parlament pasi kryeministri Jonson kërkon që pasaporta e vaksinimit, të bëhet e detyrueshme.

Laboristët bashkë me një grup deputetësh rebel konservastorë e kundërshtojnë këtë propozim.

Megjithatë qeveria e Jonson kërkon që jeta ti kthehet normalitetit dhe për këtë ministrat në takimet apo fjalimet e tyre po përdorin sloganin “Jeta duhet të vazhdojë”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel