“Si në burg”/ Kanye West shpërthen në lot teksa përshkruan jetën me Kim Kardashian në këngën e re

20/07/2021 11:08

Reperi Kanye West ka organizuar një festë në Las Vegas për albumin e tij të ri dhe ftoi mysafirët që të dëgjonin një këngë ku flet për martesën me Kim Kardashian.

44-vjeçari shpërtheu në lot në mes të festës sepse kënga e titulluar “Welcome to my life” thuhet se përshkruan jetën e tij personale. Teksti duket se i referohet divorcit me 40-vjeçaren dhe krizat që kanë pasur në marrëdhënie, thotë një burim për “The Sun”.

Gjithashtu Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.

“Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai ndali për 2 minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur burimi.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA