Shkon për peshkim, grepi i kthehet e i ngulet në zemër!

20/07/2021 13:45

“E pashë grepin duke fluturuar drejt meje. Dukej sikur po vinte me lëvizje të ngadalësuara. Mendova se thjesht më goditi në gjoks, por pastaj pashë se ishte ngulur thellë në mish”, rrëfen Todd Thesenvitz nga Dakota e Jugut.

Por incidenti që i ndodhi atij gjatë peshkimit, ishte më i rëndë nga sa dukej. Grepi, që siç thotë Thesenvitz u këput e u kthye mbrapsht, kishte prekur muskulin e zemrës. Burri kishte aty pranë të shoqen e tij dhe vajzën, Keanna, e cila është infermiere. “ Instikti im i parë ishte të mos e tërhiqja grepin, por ta lija ty ku ishte”, rrëfen ajo.

“Zakonisht, kur ndodhin gjëra të tilla, t`i priresh që menjeherë t`i shkulesh, sepse mendon që kjo ndihmon. Por ky nuk ishte rasti”, vazhdon Keanna. Ata u kthyen menjëherë mbrapsht me varkë. “Pas cdo dallgë sado të vogël që përplasej mbi ne, babai bërtiste nga dhimbja. Ishte e tmerrshme, një garë me kohën”, thotë bashkëshortja, Marie.

Me të mbërritur, Thesenvitz u dërgua me urgjencë në spital, ku u desh një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr grepin, ndërsa mjekë thonë me bindje se mundësia që ai të ishte ende në jetë ka qenë një në 1 milionë. “Po ta kishte shkulur grepin, brenda e shumta 30 minutash do të kishte vdekur”, thanë kirurgët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA