Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë më shumë në fazën e dytë të hetimit lidhur me origjinën e COVID-19.

Sipas BBC, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë i bëri thirrje Kinës për më shumë qasje dhe transparencë.
Ghebreyesus tha se nevojitet qasje tek të dhënat para dhe pas pandemisë së COVID-19 dhe se Kina nuk ka ndarë të dhënat me ekipin hulumtues në fazën e hetimit të parë.

Komiteti i OBSH-së për situatat emergjente ka paralajmëruar se pandemia nuk është duke përfunduar dhe se pritet që në botë të përhapen variante të reja dhe të rrezikshme. Faza e parë e hetimit të kryer lidhur me origjinën e pandemisë përfundoi në muajin shkurt.

Top Channel