Ndodh në Australi/ Rritet numri i personave të vaksinuar që janë infektuar me Delta

17/07/2021 03:13

Epidemiologët në Australi paralajmërojnë për infeksione të reja, më depërtuese të COVID-19 dhe se një numër në rritje i personave plotësisht të vaksinuar që janë të infektuar me variantin Delta.

Në shtetin Queensland, dje u njoftua se një punëtor në aeroportin ndërkombëtar në Brisbane, i cili mori të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, ishte infektuar me variantin Delta.

Në Uellsin e Ri Jugor, një infermiere që punonte në repartin COVID-19 u infektua edhe pse kishte veshur pajisje mbrojtëse dhe ishte plotësisht e vaksinuar. Rasti u zbulua nga testimi rutinë dhe autoritetet lokale konfirmuan se infermierja ishte asimptomatike dhe se nuk u zbulua asnjë transmetim tjetër.

Hassan Valley, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin La Trobe tha se edhe pse vaksinimi zvogëlon rrezikun e transmetimit, nuk është një mbrojtje e plotë.

Top Channel