Partia Demokratike është duke zhvilluar Kuvendin Kombëtar, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Ajo çka vihet re në Kuvend është fakti se ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i PD-së, por që së fundmi ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha ka, ka zgjedhur që të bojkotojë punimet në Kuvendin Kombëtar.

Ditën e djeshme në listën e gjatë të kandidaturave ra në sy mos përjashtimi i kritikëve të Bashës si Edit Harxhi, Arben Ristani apo Fatbardh Kadilli apo edhe rebeleve si Fatjona Dhimitri që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes.

Bujar Nishani një ndër zërat më të ashpër ndaj lidershipit demokrat pritet të largohet nga drejtimi i këtij organi, por jo nga përbërja e tij pasi për shkak të funksionit si ish-President ai është automatikisht pjesë e tij si anëtar i thjeshtë.

FOTO GALERI
2/28

Top Channel