Çifti i tmerruar qëndrojnë pesë ditë në pemë prej ariut që kërkonte t’i hante (fotot)

17/07/2021 16:39

Një çift në Rusi pretendojnë se janë mbajtur për më shumë se 5 ditë të ngjitur në një pemë e pa ushqim, duke u fshehur nga një ari që kërkonte t’i hante.

Anton e Nina Bogdanov po shëtisnin në parkun natyror Banniye në lindje të Rusisë, kur dhe nisi makthi i tyre.

Çifti i martuar dëshironin të kalonin një natë në park por makina e tyre Mitsubishi u bllokua në baltën e thellë pranë burimeve nëntokësore në Kamchatka, tregon Nina.

Vendi nuk kishte mbulim të rrjetit celular dhe ata qëndruan një natë në makinë, para se të ecnin drejt kampit të turistëve për të kërkuar ndihmë për mjetin e bllokuar.

Por gjatë rrugës ata kuptuan se një bishë e madhe u ishte vënë pas.

Nina tregon: “Një ari po ecte prapa nesh. Ne fillimisht nuk e vunë re, pasi ishte shumë i qetë. Bashkëshorti im e pa i pari predatorin. Fillimisht ne e frikësuam atë dhe ai u spraps. Në vrapuam për afro 200 metra, në një dishezë që të çonte te burimi”.

Por ariu ishte rishfaqur duke përndjekur çiftin.

Nina tregon më tej: “Ariu sulmoi dhe thuajse kafshoi burrin tim. Unë i lëshova atij shishen e ujit dhe Anton arriti të ngjitej në pemë.”

Pas rreth dy orë tentativash për t’i arritur në pemë, dyshja e tmerruar i lëshoi çantën e shpinës duke e bërë të sprapsej.

Por në të ishte ushqimi i tyre, të cilin ariu e mori dhe e hëngri.

Nina tregon më tej se ariu i “ruajti” nga afër për dy ditë, kur ata flinin me radhë dhe monitoronin lëvizjet e tij.

“Ne e dinim se nuk kishim fuqi të qëndroni gjithë kohën në pemë, pa ushqim apo ujë, por ariu nuk na linte”.

Rrjedhimisht ariu hoqi dorë dhe u largua duke bere që dyshja te zbriste nga pema për të shkuar drejt lumit, tregon Nina.

“Thuajse u mbyta aty, por Anton më nxori jashtë. Ariu ishte përsëri prapa nesh, megjithse tërhiqej nga rryma, kafsha nuk hoqi dorë.

Ata kaluan në bregun tjetër por u detyruan të ngjiteshin sërish në një pemë teksa ariu gjithashtu doli në breg pas tyre.

“Qëndruam aty dhe dy ditë të tjera.”

Nina tregon më tej se ata kishin arritur të ktheheshin te makina e tyre ku dhe kishin dëgjuar zhurmat e automjeteve që afroheshin.

Një prej anëtarëve të grupit të shpëtimit, i quajtur Artur tha se kishte gjetur çiftin në makinën e tyre kur ishin kthyer për herë të dytë. Dyshja e përlotur ishin ndihmuar nga kujdestarët e zonës pyjore, duke i dhënë fund makthit të tyre.

Në rajonin e pyjeve piktoreske të Kamchatka janë regjistruar katër sulme nga arinjtë vitin që shkoi.

Zona ka rreth 23,000 arinj të egër, që janë popullata më e madhe e predatorëve në Rusi.

FOTO GALERI
1/6
Anton e Nina Bogdanov po shëtisnin në parkun natyror Banniye në lindje të Rusisë, kur nisi makthi i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA