Barcelona rikthen shtetrrethimin kundër valës së re

17/07/2021 03:46

​Barcelona ka rikthyer shtetrrethimin e natës për të frenuar valën e re të COVID-19, me kufizimet e reja që priten të fillojnë nga fundjava.

Drejtësia spanjolle i ka dhënë dritën jeshile rivendosjes së shtetrrethimit për të paktën një javë në disa qytete të mëdha të Katalonjës, përfshirë Barcelonën, në një kohë kur numri i rasteve të COVID -19, veçanërisht ndër më të rinjtë, po flakëron në rajon.

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka njoftuar se ka miratuar vendosjen e një shtetrrethimi “ndërmjet orës 01:00 dhe 6:00 deri më 23 korrik, në qytete me më shumë se 5 000 banorë ku incidenca ka tejkaluar 400 raste për 100 000”.

Top Channel