12 dezinformuesit për covid/ Shtëpia e Bardhë kërkoi nga rrjetet sociale që të mbahen nën kontroll këta persona

17/07/2021 11:49
Shtëpia e Bardhë në Washington DC

12 persona janë përgjegjës për një dezinformim të madh rreth vaksinave anti-covid.

Kështu deklaroi Shtëpia e Bardhë ndërsa rriti presionin ndaj silicon valley për të kontrolluar këta njerëz që ata e quajnë “grupi  i dezinformimit”.

Ka rreth 12 njerëz që po prodhojnë 65% të dezinformimit anti-vaksinë në platformat e mediave sociale,” tha të enjten sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo statistikë është bërë publike nga Qendra jofitimprurëse për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH) e cila identifikoi në një raport të botuar në Mars se 12 njerëz ishin super-përhapës të dezinformimit anti-vaksinë.

Në atë kohë qendra i kishte bërë apel Facebook dhe Twitter për të mbyllur të gjitha faqet e drejtuara nga ata njerëz.

Po ajo çfarë bie në sy në listën me 12 persona është edhe emri i Robert F. Kennedy Jr, një figurë e shquar në lëvizjen anti-vaksinë.

Faqja e Kennedy në Instagram në pronësi të Facebook u mbyll në fillim të këtij , por ai  është ende i lejuar të përdor Facebook (FB) dhe ka më shumë se 300,000 ndjekës aty.

Ndërkohë presidenti joe Biden në një reagim për këtë gjë ka kritikuar facebook që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave

“Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve.

Top Channel