Përplasi për vdekje shqiptarin dhe e la në rrugë, dënohet me burgim të përjetshëm 27-vjeçari britanik (Pamjet)

16/07/2021 22:22

Britani – Një  27 vjeçar, i identifikuar si Tony Green është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Shkëlzen Taka.

Mediet e huaja raportojnë se 27 vjeçari mori jetën e viktimës gjatë një aksidenti rrugor vitin e kaluar në Birmingham. Në pamjet e bëra publike duket se si autori hipën me makinë mbi trotuar, rrëzon tabelën e sinjalistikës që goditi viktimën duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë dhe kokë.

Por përplasja nuk ishte rastësi. Të dy kishin debatuar në mëngjes pas një takimi të rastësishëm në një qendër masazhesh. Pas zënkës, britaniku u hodh mbi automjetin tip “BMW” të Shkëlzën Takës dhe theu xhamin nga inati.

Më pas shkoi tek makina e tij tip “Skoda Octavia”, ndërsa Taka po e ndiqte me këmbë. Kur e pa se ai po kthehej me makinë dhe po shkonte në drejtimin e tij, u largua por nuk i shpëtoi vdekjes.

Green u kthye në drejtim të viktimës dhe goditi shenjën metalike që i shkaktoi dëme në kokë shqiptarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas aksidentit, shoferi u largua nga vendngjarja, duke e lënë shqiptarin në mes të rrugës. Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga kalimtarët në rrugë.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA