BE fillon ndaj Polonisë dhe Hungarisë procedura panale për shkelje të marrëveshjeve evropiane dhe diskriminimin e komunitetit LGBTQ.
Komisioni i BE inicioi hapa ligjorë kundër Hungarisë dhe Polonisë për shkak të diskriminimit ndaj jo-heteroseksualëve. Komisioni tha se barazia dhe respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të njeriut janë vlera themelore të BE-së, prandaj Brukseli do të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion për t’i mbrojtur këto vlera. Hapat ligjorë që inicioi Brukseli mund të çojnë edhe në ngritjen e një padie para Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
Ligji i diskutueshëm
Në rastin e Hungarisë hapat ligjorë lidhen konkretisht me një ligj i ri, i cili ndalon që botime në cilat përshkruhen marrëdhënie jo-heteroseksuale të bien në duart e fëmijëve. Po ashtu ky ligj ndalon edhe reklamat në të cilat homoseksualët ose transeksualët paraqiten si diçka normale. Shumë shtete të BE-së, Parlamenti i BE-së dhe Komisioni e shohin këtë ligj si diskriminues.
TABLEAU | Ungarn Budapest LGBTQ Protest
Megjithatë Hungaria i hedh poshtë pretendimet kundër ligjit. Nga këndvështrimi i qeverisë hungareze ai vetëm siguron që vetëm prindërit të mund të vendosin se si duan ta organizojnë edukimin seksual të fëmijëve të tyre.
Qëndrim i paqartë
Në rastin e Polonisë Komisioni beson se autoritetet polake nuk reaguan në mënyrë adekuate ndaj hetimit të tyre në të ashtuquajturat zona pa LGBTQ. Këto u krijuan nga disa rajone dhe komuna polake. Komisioni mendon se zonat pa LGBTQ janë diskriminuese dhe se Polonia me sa duket shkelë ligjin e BE.
Top Channel