Në futboll gjithçka është e mundur dhe këtë e tregoi Vllaznia mbrëmjen e së enjtes.
Kuqeblutë u mundën 3 me 1 në ndeshjen e parë në Bosnje, por në Shkodër, përpara mbi 5000 tifozëve, shkodranët kthyen rezultatin duke fituar 3 me 0 ndaj Siroki Brijeg. Fale dy golave të Gjorgjevic dhe Imamit kuqeblutë u kualifikuan për në turin tjetër të “Conference League”.
Fitorja e kuqebluve u kthye ne feste ne Shkodër.
Në atë mbrëmje fantastike te futbollit, me shumë gola dhe spektakël e vetmja notë negative shkoi për disa tifozë në stadium, të cilët herë pas herë hodhën shishe në fushë dhe ndezën fishekzjarre e kapsolla që solli edhe pezullimin e përkohshëm të ndeshjes. Me sjelljen e tyre, ata rrezikuan që Vllaznia të humbiste ndeshjen në tavolinë 0 me 3.
Top Channel