Beqarja e famshme flet për njohjet: Burrat tmerrohen nga gratë që fitojnë më shumë se ata (fotot)

16/07/2021 17:30

Beqarja e famshme australiane Jana Hocking ka vijuar së fundmi komentet e saj mbi arsyet e vështirësive në njohjet e reja dhe përse burrat hezitojnë të lidhen me të.

Hocking thotë se burrat ndjehen se humbasin burrërinë kur një grua është e suksesshme dhe fiton me shumë para.

Prezantuesja e gazetarja Hocking bën shpesh kronika të aventurave të saj në njohjet e reja, për të cilat thotë se burrat nisin të rrotullojnë sytë kur ajo nis të flasë për punën e saj.

Gruaja shtonte për rrjetin news.com.au: “Më qëllon shpesh të jem në dy lloj takimesh njohjeje. Ka burra që duan të më tregojnë për karrierën e tyre, duke folur me krenari për stresin dhe përgjegjësinë që vjen me të. Ndërsa ka burra që e pëlqejnë punën e tyre por janë më të emocionuar për futbollin në fundjavë dhe kërkojnë të lidhen me një grua të sjellshme për të krijuar familje”.

“Nuk ka asnjë problem me këta burra por ajo që dua të them është se me secilin prej tyre nisin problemet kur unë i tregoj për punën dhe ambicjet e mia, për objektivat që dua të arrij”.

“Të paktën nga jashtë, duket se ata humbasin burrërinë kur një grua ecën në karrierën e saj, e pastaj ‘mos e dhëntë Zoti’ të fitojnë më shumë para se ajo”.

Jana, e cila është bërë e njohur në mediat në Australi, thotë se habitet sesi shumë nga shoqet e saj të suksesshme janë ende të pamartuara.

Ajo thotë se nuk është e sigurtë nëse janë instinktet e “njeriut të shpellës” për të qenë fituesi i bukës, që largojnë burrat nga këto gra.

Gjithsesi Jana thotë se ka gjetur disa burra që janë të lumtur ta nxisin në karrierën e saj.

Ajo vazhdon: “Unë e di që ka burra të tillë. Por a janë ata në botën e takimeve?”

FOTO GALERI
2/8
Prezantuesja bukuroshe australiane tregonte me heret cilat janë lëvizjet kyçe për të siguruar një takim të dytë me personin që pëlqeni.

Top Channel