Rrufetë pushtojnë atraksionin e njohur turistik në Indi, 11 të vdekur

12/07/2021 14:37

Rrufeja vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi disa të tjerë në qytetin Jaipur në veri të Indisë.

Viktimat po bënin fotografi në shi, në majë të një kulle vrojtimi, e cila është atraksion i njohur turistik.

27 persona ishin në kullën Amer Fort kur ndodhi incidenti.

Një zyrtar i lartë i policisë u tha mediave se shumica e viktimave janë të rinj.

Të dielën, në shtetin Rajasthan të Indisë, ku ndodhet edhe Jaipuri  u regjistruan edhe nëntë viktima të tjera nga rrufetë.

Rrufetë vrasin mesatarisht rreth 2,000 indianë çdo vit.

Sezoni i shirave monsun në Indi, i cili sjell reshje të furishme, zgjat zakonisht nga qershori deri në shtator.

Top Channel