28/12 09:43
Në Kosovë është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19.
Deri më sot mbi 200 mijë qytetarë kanë arritur të marrin vaksinën. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSh gjithashtu ka bërë të ditur se me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 63 mijë e 529 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë janë dy lloje të vaksinave, Pfizer dhe AstraZeneca.
Top Channel