Çmenduri në Austri/ Shoferi 87-vjeçar hyn mes tregut dhe merr para turmën e njerëzve

11/07/2021 16:26

Një automjet ka dalë ka rruga dhe ka hyrë në treg, duke përplasur 13 persona, në Austri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Abacisë së Shën Florianit në jug të Linzit. Të paktën tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi 87-vjeçar është po ashtu mes të lënduarve.

Nuk është ende e qartë pse automjeti doli nga rruga”, tha zëdhënësi i policisë, Clemens Lehner. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Top Channel