Numri i viktimave të nxjerra nga rrënojat e një godine të shembur në periferi të Miami-t në Florida u rrit në 78, me 14 trupa të tjerë të zbuluar nga një ditë më parë.
Është një “numër tronditës dhe pikëllues që prek të gjithë ne shumë, shumë thellë”, tha në një konferencë për media kryetarja e bashkisë Miami-Dade, Daniella Levine Cava. Nga 78 trupa të zbuluar deri më tani, 47 janë identifikuar. Besohet se akoma ka 62 persona të pagjetur nën rrënojat e shembjes 12-katëshe.
Kërkimi përmes grumbullit të rrënojave masive ka vazhduar vazhdimisht që kur rreth gjysma e ndërtesës Champlain Towers South u shemb më 24 qershor. Por dje, përpjekja u transformua zyrtarisht nga një mision “kërkimi dhe shpëtimi” në një përpjekje “rikuperimi”.
Top Channel