“Dueli i grabitqarëve”/ Trentino, përballja e pabesueshme e një ariu me ujkun! (PAMJET)

10/07/2021 14:35

Një dhuratë e madhe, të cilën ndoshta nuk do ta kisha shpresuar kurrë; kështu e përshkroi fotografi Massimo Vettorazzi regjistrimin e momentit të përballjes së një ariu dhe një ujku që lëvizte me tufën e tij.

Vettorazzi kishte vendosur në Trentino kamera-kurth, sic i përshkruan dhe vetë, duke gjurmuar një grup ujqërish të cilët qarkullonin në atë zonë. As që ia kishte marrë mendja se do të arrinte të filmonte fare rastësisht përballjen e një ujku me një ari.

Regjistrimi i një ariu dhe një ujku nuk është aspak i lehtë, sepse janë kafshë që përvidhen shpejt. T`i filmosh pastaj të dy bashkë këta mishngrënës të rrezikshëm, në një duel vështrimesh ku masin me sy njëri tjetrin për të parë nëse duhet të hidhen në sulm apo jo, konsiderohet diçka mjaft e rrallë. Në fund ishte ujku ai që zgjodhi të largohej, pa e ngacmuar kundërshtarin, epërsia e forcës së të cilit dukej qe ishte qartazi më e madhe.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel