Ka vijuar edhe ketë të premte protesta e mjekëve përpara spitalit të Traumës në mbrojtje të dy kolegëve të tyre të cilët po mbahen në burg për korrupsion aktiv.
Sipas mjekut Gent Stroni kryetarit të sindikatës së mjekëve ky ishte një veprim i nxituar i drejtësisë, e cila me tepër për show mban të burgosur dy mjekë pa e provuar korrupsionin.
Duket se sindikata e mjekëve distancohet nga qëndrimi i kolegut të tyre një ditë më parë ku më shumë se në mbrojtje të dy kolegëve e vuri theksin në legalizimin e ryshfetit tek bluzat e bardha.
Sindikata e punonjësve shëndetësore kërkon që një mjek të mos trajtohet si kriminel, pasi përveç se po punojnë në kushte të vështira, me paga më të ulëta se mjekët në rajon, janë në presion edhe nga fenomene të tilla të cilat sipas tyre drejtësia kërkon të bëjë shembuj.
Top Channel