Shifra rekord! Në vitin 2020, BE shënoi numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 6 dekadave të fundit

09/07/2021 19:19

Pandemia e Covid 19 është shkaku kryesor përse Bashkimi Evropian shënoi shifrën më të lartë të vdekjeve vjetore gjatë vitit të shkuar.

Që nga viti 1961, kur u mbajtën statistikat e popullsisë për gjithë unionin, 2020-ta ishte më vdekjeprurësi.

Sipas Eurostat, humbjet e jetëve shënuan një rënie të lehtë të numrit të popullsisë europiane.

Vendet e BE-së regjistruan gjatë vitit 2020, 534.000 vdekje më shumë se në 2019 (+ 11%). Vdekjet nga 4.7 milionë u rritën në 5.2 milionë, një numër që “pasqyron ndikimin e pandemisë”, thotë Eurostat.

Numri i vdekjeve u rrit në të gjitha vendet e BE-së gjatë kësaj periudhe, por kryesisht në Itali, Spanjë dhe Poloni, sipas të dhënave të botuara nga Zyra Evropiane e Statistikave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA