
26/02 21:35
Një karburant është përfshirë nga një tufë milingonash duke sjellë një pamje të pazakontë për publikun.
Sipas medieve të huaja, në videon që u ngarkua në TikTok, tregohet vendi i përfshirë nga masa e insekteve fluturuese që kanë mbuluar pothuajse çdo pjesë të hapësirës.
“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë kaq shumë insekte”, ka shkruar personi i cili postoi videon në TikTok.
Njerëzit shprehen se insektet fluturuese mund të ishin ‘miza-peshku’ (të njohura si ‘mayflies’) të cilat janë të zakonshme në shtetin e Michigan në SHBA.
Top Channel