Autoritetet greke njoftuan pak më herët se kanë ndryshuar statuset e dy prej doganave që lidhin vendin tonë me Greqinë.

Kështu, që prej datës 13-07-2021 në orën 08:00 të mëngjesit do të hapet dogana e ‘Tre urave’, çka pritet t’ju lehtësojë lëvizjen banorëve të Përmetit dhe zonës së Ersekës.

Kjo pikë doganore do të funksionojë nga ora 08:00-20:00, ndërsa dogana e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Po ashtu, në këtë doganë nga sot 09.07 do të lejohet edhe kalimi i kamionëve furgonëve të mallrave si dhe autobusëve.

Tashmë edhe formalisht mes dy vendeve nuk ka asnjë kufizim në lëvizje, si për pasagjerët edhe për mallrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA