Festivali i kitarës/ Rikthehet për publikuan pas edicionit të vjetshëm online për shkak të pandemisë

09/07/2021 19:50

Pas një viti aspak të lehtë prej pandemisë dhe një edicioni online të festivalit, tashmë aktivitetet kulturore po mbledhin publikun.

“Albania Guitar Festival” është një nga këto festivale, që ka nisur sezonin artistik veror, me çeljen e edicionit të tij të pestë. Koncertet janë zhvilluar në qytete të ndryshme, siç ishte dhe koncerti i parë i këtij festivali.

Pas Kishës së Shëlbuemit në Mirditë, koncertet vijuan në Tiranë. Në sallën Tonin Arapi, në COD apo dhe Pallatin Mbretëror ku ishte I ftuar kitaristi turko-amerikan me fame botërore, Celil Refik Kaya.

Përveç promovimit të trashëgimisë sonë kulturore festivali ashtu si aktivitete të tjera kanë rikthyer jetën normale dhe koncertet live.

Top Channel