Politikania serbe ngre dyshime: Gruaja e Ivanoviçit po mbron Vuçiçin nga hetimi për vrasjen e ish-opozitarit serb

08/07/2021 17:55

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç deklaroi se roli i Milena Popoviç, gruas së ve të politikanit të vrarë, Oliver Ivanoviç, është që ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga hetimi për vrasje.

“Ajo nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta sjellë Vuçiçin më afër hetimit. Ajo nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen e tij”, i tha Trajkoviç gazetës serbe, Danas.

Duke komentuar deklaratën e Milena Popoviç, e cila është gjithashtu anëtare e Partisë Progresive Serbe në Parlamentin Serb, se nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Milan Radoiçiç duhet ta provojë pafajësinë e tij në vrasjen e Ivanoviçit, Trajkoviç tha se Popoviç ishte “në funksion të lirimit të Radoiçiçit dhe biznesmenit serb nga Kosova, Zvonko Veselinoviç”.

Trajkoviç deklaroi se roli i “Beogradit zyrtar” ishte “shumë i madh që nga dita e vrasjes” dhe shtoi se media pranë autoriteteve bëri gjithçka “për të devijuar hetimin në një drejtim tjetër”.

Milena Popoviç, gruaja e ve e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç, deklaroi se ajo e respekton presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe partinë që i përket. Ajo tha se e lëshoi sallën e Kuvendit serb vetëm sepse Radoiçiç ishte i pranishëm aty.

Ajo që unë e di është më se e mjaftueshme për të mos u ulur në të njëjtën dhomë me të. Do ta përfundoj me kaq”, tha Popoviç për Nedeljnik. Lidhur me deklaratën e Trajkoviç, se ajo nuk do ta kishte bërë atë veprim pa u konsultuar me Vuçiçin, ajo tha se nuk është e vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA