Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian dëshirojnë që në Hungari të lejohet hyrja e aktivistëve të LGBT në shkolla por se nuk do të lejojnë një gjë të tillë.
Sipas Anadolu Agency, Në një deklaratë, Orban reagoi ndaj kritikave për rregulloren ligjore e cila ndalon “promovimin” për homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek personat nën 18-vjeç në vend.
Ai vuri në dukje se diskutimi i zhvilluar dje në PE rreth ligjit në fjalë ishte i frytshëm. “Ishte një diskutim i frytshëm sepse gjithkush paraqiti hapur qëndrimin e tij. Çdo gjë është e kuptueshme dhe e qartë. PE dhe KE dëshirojnë që të lejojmë hyrjen e aktivistëve dhe organizatave të LGBT në kopshte dhe shkolla fillore”, shtoi Orban.
“Qeveria hungareze nuk e pranoi këtë dhe ajo është plotësisht brenda kompetencave të saj kombëtare lidhur me çështjen e rritjes së fëmijëve”, tha Orban duke shtuar se “Burokratët e Brukselit nuk kanë asnjë punë këtu. Çfarëdo që të bëjnë nuk do të lejojmë që aktivistët e LGBT të hyjnë në mesin e fëmijëve tanë në kopshte dhe shkolla fillore”.
Presidentja e KE-së dhe 13 vende të BE-së dënuan ligjin
Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Suedia dhe Letonia duke nënshkruar një deklaratë të përbashkët më 22 qershor, reaguan ndaj ligjit i cili ndalon në Hungari “promovimin” për homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek personat nën 18-vjeç.
Në deklaratë mbrohet ideja se ligji përmban diskriminim kundër homoseksualëve dhe shkel lirinë e mendimit. Gjithashtu thuhet se pranimi i dallimeve dhe mbajtja e tyre e barabartë është vlerë thelbësore e BE-së dhe nuk do të bëjnë tolerime nga kjo.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen reagoi ashpër ndaj ligjit në fjalë duke thënë: “Ky ligj i Hungarisë është turpërues. Jo vetëm që bën diskriminim në bazë të orientimit seksual, por gjithashtu është në kundërshtim edhe me vlerat thelbësore të BE-së”.
Përmbajtja e ligjit
Në Hungari, sipas ligjit të miratuar më 15 qershor, ndalohet promovimi i çdo lloj përmbajtjeje nëpër shkolla për homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek personat nën 18-vjeç.
Sipas ligjit edhe kanalet televizive, ndjekjen e filmave dhe programeve me përmbajtje të tilla do të mund ta rekomandojnë për personat mbi 18-vjeç.
Top Channel