Greqia fqinje nuk po njeh rënie të rasteve të reja më covid-19. Kështu në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 2107 raste të reja dhe 10 viktima, ndërsa numri i të intubuarve aktualisht në spitale është 153.

Krahasuar me ditën e mërkurë rritja e është e konsiderueshme, pasi dje ishin 1820 raste, ndërsa sot shifra kaloi mbi 2100.

Në javët e fundit nga dita në ditë rritja ka qenë serioze duke shkaktuar alarm te institucionet e shëndetësisë mbi masat e mbrojtjes, ndërsa pas duket se qëndron varianti “Delta”.

Ekspertët kanë parashikuar se në ditët në vijim rritja do të vazhdojë, ndërsa pikun pritet që ta arrijë në muajin gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA