Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar të dhënat se çfarë duhet të dijë një turist para se të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur MEPJ dhe informacionet mund t’i gjeni po aty.
“Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.
Ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ:
https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja
KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme.
#EgjithëVëmendjaPërQytetarët”, njofton MEPJ.
Top Channel