SPAK ka mësyrë në zyrat e ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, pas një hetimi disa mujor lidhur me disa tenderat në investimet e kanaleve, që paraprakisht thuhet se kushton 2 milionë euro.
Kështu si rezultat i operacionit janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe kreu i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.
Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë: Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku, Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar më vendim nr.50 datë 05.07.202 ka caktuar masat e sigurimit arrest me burg për shtetasit: Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku.
Gjithashtu me vendimin nr.50 datë 05.07.202 ka caktuar masat e sigurimit arrest shtëpie për shtetasit: Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni.
Top Channel