Pas operacionit të SPPAK në zyrat e ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, ku u raportua se mes të arrestuarve është edhe Kreu i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një shënimi në Tëitter, Rama u distancua nga arrestimi i mundshëm i Fatos Tushes dhe akuza që mund të rëndojë mbi të, duke thënë se as ai dhe as ndonjë tjetër nuk do të kenë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste.

Rama thekson se ata duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre, pasi PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Postimi i plotë:

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA